Trajneri i Vllaznisë Artan Bushati është dukur i kënaqur në lidhje me fitoren por më tepër me lojën e zhvilluar nga skuadra e tij në miqësoren e sotme ndaj Tiranës të cilën Vllaznia e fitoi 3-1. Trajneri i kuqebluve megjithatë mendon se ka ende shumë gjëra për të rregulluar tek kjo skuadër. Ja deklarata e plotë e tij bërë menjëherë pas ndeshjes së sotme: “Do të thoja që jam I kënaqur me këtë fitore. Por më gëzonjë fitore që në aspketin teknik fuksionoj. Në pjesën e parë mund të them se ekipi funksionoi mirë në aspketin taktik dhe në pjesën e dytë ishte evidente mungesa deri në njëfarë mënyre e përgatitjes dhe e freskisë fizike.
Pavarësisht se ekipi ka marrë ngarkesën e duhur, përsëri ka për të bërë në këtë drejtim. Mundësitë e ndërrimeve nuk janë në ato parametra që duhen dhe për këtë ndryshimi në pjesën e dytë nuk ishte ashtu siç. Nisur nga kjo mund të them se lojtarë nuk ishin në gjendje për të mbajtur siç duhet ritmin e lojës për gjatë 90 minutave. Natyrisht e thash që fitore të tilla të rrisin moralin. Do të zhviollojmë. Unë shpresoj që gjërat të vijnë për mirë dhe shumë shpejt të arrijmë që të ngjitemi në shkallët e renditjes. Ne kemi problem në mbrojtje, pasi mund të them se ne po dalim dhe po shënojmë. Tani na duhet të bëjmë më kujdes në këtë repart, pasi nuk duhet të gabojmë. Megjithatë kemi edhe probleme të dëmtimeve pasi siç edhe e keni shikuar kemi tërhequr nga mesfusha Belishën dhe e kemi vënë prapa. Megjithatë këtu duhet të shikojmë për të rikuperuar edhe më shumë. Për nigerianin mund të them se ka ardhur nga një rrugë e gjatë dhe nuk ka ende kondicionin e duhur fizik, kjo ishte edhe një prej arsyeve pse nuk ishte pjesë në këtë takim. Për momentin lojtarët e dëmtuar janë një problem për ne. Stafi mjekësor po bën të pamundurën që të rikuperohen këto lojtarë pasi janë tepër të rëndësishëm për ne”.
www.shkodrasport.com