Prej disa ditësh emri I tij përmendet vazhdimisht si trajneri-kandidat për të marrë drejtimin e ekipit të Vllaznisë në rast të ndryshimit të presidencës. Megjithatë, gjatë gjithë kësaj periudhe Artan Bushati nuk ka patur dëshirë të flasë për mediat. Thjesht ka thënë se nuk ka patur ofertë konkrete por zëra anësorë. Në një situatë të tillë, ai duket se prêt çfarë do ndodhë me kreun e klubit. Propozimi I tij për trajner I ka ardhur nga biznesmeni Agron Çela që pretendon të bëhet president I Vllaznisë.

Shtyrja e zgjedhjes së tij në këtë post më 28 dhjetor, bëri që disa gjëra të mbesin pezull dhe ndoshta nga kjo Bushati nuk ka patur dëshirë të flasë para kohe. Ndoshta ngaqë ai mendon se kjo çështje mund të mos marrë zgjidhje as më 9 janar. Në njëfarë mënyre, ish-trajneri I Shpresave nuk ka shumë dëshirë të përzihet në këtë çështje pa marrë ajo një drejtim. Sigurisht edhe në respekt të Shpëtim Duros, kolegut të tij që është ende në punë tek Vllaznia.
www.shkodrasport.com