Dita e djeshme ka qene e veçante per ish- hendbollistin dhe trajnerin e njohur Artan Durro. Kjo ngaqe ai eshte vleresuar me nje Çertifikate Mirenjohje dhe faleminderimi nga Klubi i hendbollit Prizreni.
Lajmin e ka bere te ditur vete ai permes nje postimi ne rrjetet sociale ku gjen dhe rastin te falenderoje drejtuesit e ketij klubi per vleresimin e bere.
“Sot nje ditē e veçantē dhe me shume emocione per mua.Çertikata e Mirenjohjes dhe e Falenderimit nga klubi i hendbollit Prizreni me kryetar z.Surija Shalqini e cila mu dorezua nga shoket e miqte e mi te nderuar te hendbollit ne Prizren Salo Krasniqi,Ergin Grosha dhe Dardan Gucati. Shume respekt e mirenjohje per ju”- shkruan ai.
Duhet thene se Artan Durro ka patur nje rol shume te rendesishem per shume vite me rradhe jo vetem ne zhvillimin e ketij sporti ne Shqiperi, por edhe ne maredheniet me ekipet kosovare.
Dhe si rrjedhoje, ka ardhur edhe ky vleresim nga klubi i Prizrenit, pikerisht per bashkepunimin qe ai ka patur ne vite me ekipin Vllaznise, gjithcka e iniciuar pikerisht nga Artan Durro.