E ka nisur sportin pikerisht duke qene pjese e nje brezi te arte te hendbollit shkodran ne vitet ’80 dhe ne fakt ka pasur se çfare te mesoje prej tyre. Me pas, padyshim qe do te shnderrohej ne protagonist te ketij sporti. E kemi fjalen per Artan Durron.

Ka luajtur 30 ndeshje me ekipet kombetare (10 me te rinjte dhe 20 me te rriturit) nderkohe qe ne vitet 1988- 1995 ka fituar edhe dy trofe me ekipin e Vllaznise.

Largohet me pas drejt Maqedonise ku do te luante per ekipin e Gostivarit, me pas ne Belgjike dhe Gent dhe Antwerpen, ndersa ne fund do te luante edhe ne Itali ku krahas faktit qe ishte sportist, do te bente edhe detyren e trajnerit te te rinjve te Breshias.

Ne vitin 2004 vendosi te kthehej ne Shqiperi dhe iu bashkua serish ekipit te Vllaznise me te cilin luajti deri ne ne vitin 2016, atehere kur Federata nxorri rregulloren se asnje sportist mbi 45 vjeç nuk mund te luante me. Dhe Artani do te ndalej me detyrim ketu sepse deshiren dhe forcat i kishte per te vazhduar edhe me tutje.

Prej pese vitesh ka bere edhe detyren e trajnerit te Vllaznise dhe gjate kesaj periudhe i ka dhene ketij klubi edhe tre trofe te tjera duke e rikthyer hendbollin shkodran serish ne nivele te larta. Dy jave me pare nderkohe vendosi te jepte doreheqjen nga detyra e trajnerit te Vllaznise.

Nje vendim ndoshta i detyruar si rrjedhoje e shume veshtiresive qe ka hasur ne punen e tij, por me se shumti prej neglizhences qe ka hasur ne instancat e tjera dhe mosmbeshtetjen ashtu si duhet. Per te mos thene edhe faktin qe per te gjithe kete kontribut, askush nuk e ka vleresuar. Dhe Artan Durro vendosi te terhiqej.

Ndonese zyrtarisht larg sportit te hendbollit, ai serish eshte me mendje e me zemer aty. Sepse ka shume per t’i dhene sportit te tij te dashur. Artan Durro sot nderkohe e ka feste. Ka ditelindjen dhe ai do te festoje bashke me familjen dhe miqte e tij 49 vjetorin e lindjes.

Ka lindur ne Shkoder me 1 shtator 1971 dhe shume prej viteve te jetes se tij i ka te lidhura me sukseset e sportit te hendbollit. Gazeta “Shkodra Sport” i uron Artan Durros edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe nje rikthim serish tek hendbolli sepse ai ka nevoje per te!
Gjergj KOLA