Kur flasim per volejbollin e meshkujve ne Shkoder, padyshim qe emri te cilin kurrsesi nuk mund ta anashkalosh te pakten ne keto 30 vitet e fundit, eshte ai i Artan Kalajes. Ne vite ka bere nje pune te shkelqyer dhe jo me kot, eshte vleresuar si “trajner i shekullit” per SK Vllaznia.
Por per te, ky sezon qe po punon me ekipin e Vllaznise duket se eshte me i veshtiri i gjithe karrieres se tij. E ka konfirmuar kete gje ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:
“Une kam filluar te punoj si trajner qe ne vitin 1986, ketu e 36 vjet me pare. Gjate gjithe karrieres time, kam perjetuar shume momente te veshtira, por me duhet ta pranoj se sezoni aktual eshte me i veshtiri nga te gjithe.
Ne fillim ishte problemi i shnderrimit te klubit Vllaznia ne shoqata dhe na u desh shume kohe te organioheshim, te gjenim nje president, ta miratonim shoqaten ne Tirane, te aplikonim ne Bashki per te fituar projektin dhe kjo donte kohen e vet.
Si rrjedhoje ne e kemi filluar sezonin dhe deri ne dhjetor sportistet kane luajtur pa marre asnje leke. Vertete ato i moren te gjitha me vone, por ishte shume e veshtire t’i motivonim ato.
Por nga ana tjeter, gjate ketij sezoni na jane larguar plot 5 lojtare nga ekipi, 4 prej te cileve kane qene lojtare te formacionit baze dhe 1 rezerve e pare. Ishte shume e veshtire t’i zevendesonim ato. Ne kemi djem te rinj, por ato duan kohen e vet te ingranohen ne ekip.
Jemi aktualisht brenda zones play-off, por objektivi yne eshte kalimi ne katershe dhe jam i bindur se me gjithe keto problematika, do ia dalim ta arrijme kete gje”.
Po ku e gjen deshiren per te vazhduar punen Artan Kalaja tek ekipi i volejbollit te meshkujve te Vllaznise, me gjithe keto problematika qe po kalon? Pergjigja e tij eshte e qarte: “Para pak vitesh kam provuar te jem per disa kohe larg sportit dhe me besoni, ka qene shume e veshtire per mua.
Nuk dija si te kaloja as kohen e lirem nuk ndjehesha aspak mire dhe prandaj tani qe jam serish prane volejbollit, pasionit tim te madh te jetes, megjithe keto probleme te shumta qe kalojme, ndjehem vertete mire dhe i lumtur qe vazhdoj te ndjek pasionin tim”./SHKODRA-SPORT.COM/