Me dy sezone në vendin e dytë, pas një gare dinjitoze deri në javët e fundit me Mançester Sitin, Mikel Arteta shpreson që ky të jetë viti i Arsenalit, që e nis sezonin e Premier Ligë me ndeshjen kundër Uolvesit.
“Që prej ditës së fundit të sezonit të shkuar lojtarët u takuan së bashku dhe më thanë se ne do t’ia dalim një ditë dhe se duam më shumë. Ata ishin të gjithë në një mendje dhe thanë se nuk do të ndalen këtu, por duam më shumë”, tha trajneri spanjoll në konferencën për shtyp.
Arsenali është ende në merkato dhe mesfushori i Sociedadit, Merino, është një objektiv i tyre, për të cilin po punojnë për ta transferuar. “Ju e dini që un nuk mund të flas për lojtarë të tjerë.
Por nëse tregu do të ofrojë mundësi, atëherë ne do t’i shohim ato. Merkato është e hapur dhe mund të ndodhin gjëra. Fokusi im është që të përmirësojë lojtarët që kam dhe të arrijnë një nivel që ata ndoshta nuk e kanë ëndërruar”.