Prej pak kohesh eshte rikthyer serish te punoje si trajner prane palestres se boksit te Vllaznise dhe madje la gjurme edhe tek suksesi i rradhes, fitimi i titullit te 26-te kampion me kete ekip. Artur Gavoçi e ka nisur me shume vrull punen ne palestren e klubit shkodran.

Ne nje interviste per “Star Plus”, kampioni i madh i ketij sporti ka shpjeguar edhe arsyen e rikthimit ne kete detyre, por njekohesisht ka folur me nostalgji edhe per periudhen kur ishte vete sportist.

“Kjo eshte hera e dyte qe rikthehem te punoj si trajner te Vllaznia sepse heren e pare u largova shpejt per arsye financiare. Kete here u riktheva sepse trajneri Zef Gjoni dhe Lazarin Vila erdhen e me kerkuan te beja serish detyren e trajnerit, kuptohet edhe me nje pagese me te mire dhe i thashe “jo”.

Ne fakt me shume u riktheva nga pasioni qe kam per kete sport, por shoh qe çdo dite ka djem te rinj te cilet pasi e kane marre vesh se jam rikthyer te Vllaznia, dua te vazhdojne edhe ato boksin. Por gjithsesi shoh qe te rinjte nuk kane dhe aq shume deshire te merren me sport ngaqe nuk kane te ardhura aq sa duhet dhe prandaj nuk e kane si prioritet ate

Une ne fakt kam shume nostalgji per brezin tone. Kemi qene nje brez fantastik me Sokol Buliqin, Besnik Gjetjen, Agron Bushatin, Mir Hardollin, Jetmir Kuçin, Jetmir Isajn etj. Edhe tani qe i permend keto emra, me rrenqethet trupi. Atehere eshte bere boks, kemi bere ndeshje ne palester dhe eshte dashur te munde tre kundershtare aty e mandej te shkojme ne kampionat.

Pengu im? E kam nje peng sepse dola 15 here kampion i Shqiperise dhe nuk perfitova nje rroge per gjithe jeten. Por ky eshte realiteti i sportit ne Shqiperi. Shteti duhet te na vleresoje qe une, Jetmir Kuçi e ndonje tjeter, kemi vendosur te japim kontributin tone serish ne sport sepse jemi frymezim per brezin e ri”- eshte shprehur Artur Gavoçi./www.shkodrasport.com/