Pas suksesit pak kohe me pare kur u vleresua si nje nga “peshengritesit e shekullit” te SK Vllaznia, per trajnerin e ekipit shkodran Artur Lagja sot ka ardhur nje tjeter vleresim.

Ne votimin e bere nga agjensia e spektakleve “Buna 1” per trajneret me te mire te moshave ne Shkoder, Lagja ka marre numrin me te madh te votave duke lene ne vend te dyte trajnerin e çiklizmit te Vllaznise Leonat Kola, ne te tretin ate te atletikes Bruno Rrotani dhe ne te katertin trajnerin e volejbollit Ferdinand Bardeli.

Nderkohe pasditen e sotme eshte zhvilluar edhe spektakli ku jane dorezuar edhe çmimet e me te mireve ne fusha te ndryshme dhe gjate saj eshte nderuar edhe Artur Lagja.

Per t’i dhene kete çmim ne skenen e teatrit “Migjeni” eshte ngjitur nje emer i madh i sportit te peshengritjes Asim Belinova qe ka vleresuar punen e bere nga Lagja me elementin e ri ashtu si dhe me ekipin kombetar.

Vete protagonisti i ketij çmimi nuk ka dashur te flase gjate por ka falenderuar te gjithe ata qe e votuan, por mbi te gjitha ka falenderuar sportistet e tij me te cilet ka projekte serioze per te ardhemn.
www.shkodrasport.com