Pas 6 muajsh tek Kukesi, futbollisti Arval Maliqi rikthehet serish te Vllaznia. 19 vjeçari shkodran ka firmosur diten e sotme kontraten me kuqeblute dhe tani e tutje do te jete pjese e tyre.

Ne fillim te ketij sezoni, preferoi te shkonte ne Kukes, ku ndoshta edhe per shkak te nje demtimi qe kaloi, nuk arriti te shprehej ashtu si duhet, megjithate ka luajtur ne shume prej ndeshjeve me ekipin U21.

Nderkohe gjate merkatos se janarit, u stervit per gati dy jave me Laçin ku ishte shume prane akordit dhe firmes ne kontrate, por ne fund duket se palet nuk kane rene dakord dhe si rrjedhoje gjithçka eshte prishur.

Ne keto rrethana, Maliqi eshte rikthyer “ne shtepi”, aty ku e kane mirepritur duke i ofruar edhe kontrate. Gazeta “Shkodra Sport” meson se sulmuesi anesor do te luaje kryesisht me ekipin U21, por do te stervitet edhe me ekipin e pare duke qene kesisoj nje element me shume ne dispozicion te stafit teknik./SHKODRA-SPORT.COM/