Arvid Hoxha: Kam shumë besim tek Rudi
Në vitin 1987 kanë qenë shokë ekipi sëbashku tek Vllaznia. Arvid Hoxha dhe Rudi Vata më pas do merrnin drejtime të kundërta. I pari arratiset në Greqi dhe vonë përfundon në Amerikë ndërsa i dyti lë Shkodrën, luan për Dinamon e më pas në Skoci dhe shumë vende të tjera. E përbashkëta e tyre sërish ka të bëjë me dy gjëra: Shkodrën dhe Vllazninë. Kudo që të jenë ata i kanë në zemër ato, qytetin e tyre të përbashkët dhe skuadrën e zemrës. Për rrjedhojë tashmë që Rudi Vata është bërë trajner i Vllaznisë, Arvidi nga Amerika i uron suksese në këtë detyrë të vështirë që ka marrë përsipër. “Për mua është një dëshirë që çdo futbollist që ka kaluar rininë në ato fusha të sportit dhe është ndjek me respekt nga sportdashësit shkodranë, do ta pranonte të ishte në drejtimin e Vllaznisë.Për Rudin, është kjo një dëshirë por është edhe fillimi i një karriere në këtë punë. Unë kam besim shumë tek ai por tashti problemi është të menaxhojë si duhet stafin e tij e të mendojë për suksesin gradualisht. Mendoj se më parë se me gjithçka tjetër, Rudi duhet të merret me problemet individuale të lojtarëve”-ka thanë Hoxha nga Amerika. Si ish-portier megjithatë ia ka një merak të madh. Vllaznia aktualisht si portierin e parë ashtu edhe atë të dytin i ka nga Mali i Zi. A thua se Shkodra nuk din me nxjerrë ma portiera. Por ka edhe ma keq. Vllaznia po kërkon edhe trajnerin e portierave jashtë Shkodre. “Kjo më duket ma shumë se absurde. Janë Avenir Dani apo dhe Armir Grima që mund ta bajnë shumë mirë këtë gjë. Puna me portierat duket se asht harru në Shkodër dhe këtu duhet ndërhyrë për t’i rregulluar sa më shpejt këto punë”-ka thënë ai.