Pas Tomas Strakoshës, Kumbullës, Hysajt, Berishës, as Armando Broja nuk ka mundur t’i shmanget koronavirusit. Ka qenë klubi i Viteshe që ka lajmëruar ditën e sotme se sulmuesi ka rezultuar pozitiv në testet e COVID-19.
Kështu, 19-vjeçari i huazuar nga Çelsi është izoluar menjëherë ndërsa humbet ndeshjen e sotme ndaj Herenven, por me shumë mundësi ka mbyllur edhe këtë vit sa i përket futbollit.
Kjo për shkak se ndeshja e radhës e Viteshe është pas 10 ditëve dhe vështirë se shqiptari mund të rikuperohet.
Ndërkaq, vlen të theksohet se Broja së fundmi është kthyer në një titullar për ofensivën e Viteshe, teksa ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës pesë herë në këtë sezon. Objektivi i talentit kuqezi është të shkëlqejë në Holandë e më pas të rikthehet për të bërë karrierë me Çelsin. /VipSport/