Napoli duket se ka lënë pas disfatën e keqe të ditës së parë ndaj Veronës dhe pas suksesit 4-0 në Cagliari ka arritur menjëherë në krye të renditjes aktuale të Serie A. Fabio Capello, gjatë opinionit të tij të zakonshëm në “Gazzetta dello Sport”, ka komentuar momentin e skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte:

“Fitorja e qartë, e arritur në Cagliari, konfirmoi se Napoli gjithashtu mund të jetë një faktor për titullin. Arsyeja është shumë e thjeshtë: skuadra e Antonio Contes ka vetëm kampionatin, ndaj mund t’i kushtohen me trup dhe shpirt këtij kompeticioni.

Mospasja e angazhimeve të tjera në Kupat Europiane mund të jetë një avantazh i konsiderueshëm ndaj kundërshtarëve të tyre, të cilët do të kenë pak kohë për të punuar së bashku midis një ndeshjeje dhe një tjetre.

Natyrisht, Interi mbetet favoriti numër një, mbi të gjitha për shkak të kompletimit të skuadrës, por ky Napoli, nëse ruan vazhdimësinë, mund ta rivalizojë deri në fund. Sipas meje, pika e kthesës erdhi në verë, kur u punësua Antonio Conte, një trajner që dëshiron të punojë dhe të fitojë, i cili nuk i lë asgjë fatit. Plus, ai ka edhe përvojën e duhur, duke qenë se tashmë ka fituar katër kampionate. Ai di si ta bëjë këtë”./telesport/