Viti 2019-të po shkon drejt fundit dhe deri më tani futbolli ka dhuruar spektakël, ashtu si gjithmonë. Prej vitesh, jemi mësuar që në krye të golashënuesve më të mirë në Europë të shohim Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, mirëpo kësaj here duket se është më ndryshe.
Sipas ESPN, në 5 kampionatet më të forta në Europë, La Liga, Serie A, Premier League, Bundesliga dhe League 1, vendin e parë deri më tani e mban Robert Lewandowski, i cili ka luajtur 33 ndeshje dhe ka shënuar po kaq gola.
Pas tij renditet Messi me 35 ndeshje dhe 31 gola, e ndërsa ndjek Sergio Aguero në vendin e 3-të me 32 ndeshje dhe 26 gola. Në 10 sulmuesit më të mirë të këtij viti, mungon Cristiano Ronaldo.
Roberto Lewandowski dhe lista e golashënuesve për vitin 2019-të