Shume zhurme per asgje mund te thuhet ne lidhje me Asamblene e Klubit te Futbollit Vllaznia, zhvilluar paraditen e sotme. Ndonese ka zgjatur plot 2 ore e gjysem, ajo eshte shoqeruar me debate ndoshta shpeshhere te kota, por ajo qe mbetet ne fund eshte se kjo mbledhje nuk ka miratuar asnje vendim te rendesishem ne lidhje me ecurine e ketij klubi.
Ne rendin e dites te kesaj Asambleje kane qene dy pika; E para, miratimi i pasqyrave financiare te vitit 2018 dhe e dyta dhe e dyta degjese me administratorin e KF Vllaznia sh.a, Suad Licin.
Sa i takon pikes se pare, anetarja e Asamblese Jona Leqejza ka thene se meqenese pasqyrat financiare nuk jane te firmosura sipas ligjit nga anetaret e Keshillit Mbikeqyres sipas ligjit, ngaqe ketyre te fundit u ka mbaruar afati dhe po ashtu, keto pasqyra nuk jane te paraqitura ne formatin e duhur, ka kerkuar qe ato te mos kalojne per miratimin por te shtyhen per njehere tjeter kur te plotesohen keto kushte.
Leqejza po ashtu ka kerkuar hetim ose auditim per periudhen nga viti 2017 dhe deri me sot, nga nje audit privat i cili do te nxjerre me se miri ne pah problematikat e financave qe shkojne per KF Vllaznia.
Sa i takon degjeses me administratorin, debatet kane qene te shumta ku sidomos ka spikatur ai ne mes keshilltarit Arbis Vjerdha dhe Suad Licit. Ky i fundit ka theksuar se shqetesimi kryesor i Vllaznise eshte informaliteti i klubeve te tjera dhe kontrolli qe i eshte bere klubit shkodran duke ia rritur shume borxhet duke bere qe Vllaznia te mos jete e barabarte me asnje klub tjeter pjesmarres ne Superlige.
www.shkodrasport.com