Jasir Asani po shkëlqen me Shqipërinë. Sulmuesi, në 6 ndeshje të luajtura me kuqezinjtë, ka shënuar 3 gola. Në një postim në rrjetet sociale, Asani i shpreh dashurinë kombit.

“Deri në frymën e fundit, përjetë kuqezi. Nëse do kisha shtatë jetë, te të shtata-t do jetoja si shqiptar” – shkruan ai në Insta story.

Pritshmëritë për Asanin janë të mëdha për ndeshjet në vijim, ndërsa interesi është i madh për paraqitjet e tij në kualifikimin eventual në Euro 2024.

Asani ka qene “zbulimi” i trajnerit Silvinjo ne eliminatoret e Kampionatit Europian, me lojen dhe golat e tij, çka ka bere qe emri i ketij lojtari te permendet kudo dhe njekohesisht eshte shnderruar edhe ne nje emer te kerkuar ne merkato.