Jasir Asani shënoi një gol të rrallë me goditje dënimi sot, duke i dhënë një avantazh të shpejtë Partizanit që më pas dominoi në lojë e rezultat kundër Kukësit në suksesin 4-0. Një gol që ai e ka cilësuar si më të bukuri që ka shënuar me të kuqtë përballë një ekipi cilësor, siç tregoi në “SuperSport” ku foli për rinovimin dhe një”ftesë” për Ibraimin që t’u bashkohej kryeqytetasve.

“Me rëndësi është që e nisëm ndeshjen si duhet dhe e merituam fitoren. Kukësi ka një ekip shumë të mirë, e dinim që ishte e vështirë dhe e bëmë më të lehtë. Arritëm fitoren dhe jam i lumtur që shënova, ishte goli më i bukur që kam shënuar.

Si lojtarë kemi cilësi sidomos përpara, na duhet një fushë si “Air Albania”, për të luajtur futboll si duhet. Jemi përgatitur të luajmë tokazi dhe është fusha e duhur për këtë.

Nder nga Tirana? Tirana lufton për vete, ne për vete. Kampionati u bë më i bukur, do i marrim ndeshjet me radhë. Më e vështira do të jetë me Laçin. Çdo ndeshje ka vështirësinë e vet, por besoj se me Laçin është e vështirë.

Komentet për Ibraimin në rrjete sociale? E njohim Ibraimin, ka luajtur në kampionate të mirëz, është ndër lojtarët më të mirë të Superiores. Jemi shokë në rrjetet sociale e ka pak ngacmime. I urova golin se është gol shumë i bukur, është lojtar që bën diferencën te Kukësi. Nuk e di e sa kontratë ka, ai e di çfarë do të bëjë, unë i uroj mirëserdhje te Partizani atij dhe çdo lojtari cilësor.

Goli i Ibrahimit ishte i bukur, por edhe i imi. Por nuk e zgjedh unë.

Rinovimi? Vullnet ka, por e kemi lënë të mbarojmë ndeshjet, se unë jam lojtar i Partizanit. Por në fund do të ulemi e bisedojmë e do të vendosim si do të shkojnë gjërat”, tha Asani. /vipsport/