Jasir Asani ka qenë ndër më të mirët për Partizanin në fitoren që të kuqtë morën sot përballë Skënderbeut. Sulmuesi pas ndeshjes për Supersport ka treguar edhe ofertat nga Izraeli apo Dubali, ndërsa theksoi se në fushë sot u futën për të fituar pa marrë parasysh të ftohtin.

“Te Partizani e nisa mirë në ndeshjet e para pastaj pësova dëmtim që më la disa javë jashtë dhe mu desh kohë. Tani po vij në formë dhe besoj se do të jap më shumë.

Mendoj se me Apoloninë kishim raste të fitonim e në futboll me raste duhej fat. Sot u futëm në fushë për të marrë fitore 100%, pa pasur parasysh nëse do të ishte ftohtë apo jo.

Kam dy oferta nga Izraeli dhe Dubai, tani për tani jam i fokusuar te Partizani, për ofertat merren drejtori e presidenti, unë jam këtu për të qenë i përqendruar në ndehsje.

Mendoj se çdo ndeshje është e rëndësishme edhe pse është derbi, mendoj se ekipi është në rrugën e duhur për të ecur përpara dhe me një trajner si Daja që na jep mundësinë të tregojmë kualitetet sulmuese para”, u shpreh Asani. /VipSport/