Ish mbrojtësi i Arsenalit dhe Chelsea, Ashley Cole, ka marrë një ofertë për t’u rikthyer në futbollin anglez.

Një nga mbrojtësit më të mirë të majtë pas vitit 2000, mund të bashkohet me ish bashkëlojtarin e tij, Frank Lampard.

‘The Sun’ raporton se pikërisht Lampard po kërkon Ashley Cole te Derby, për të ndihmuar në inkuadrimin në Premierligë këtë sezon.

Transferimi i Cole te Derby mund të finalizohet në 48 orët e ardhshme.

Cole, 38 vjeçar, është lojtar i lirë që pas largimit nga LA Galaxy, dhe do të preferonte një rikthim në atdhe para pensionimit.