Në Shkodër ka patur shumë sportistë të cilët në vite kanë spikatur me paraqitjet e tyre. Me titujt kampion, me rekordet dhe medaljet e shumta të fituara.
Një ndër to padyshim që është edhe peshëngritësi i mirënjohur Asim Belinova. Ai njihet nga të gjithë si një kollosët e këtij sporti.
Ka thyer mbi 100 rekorde gjatë karrierës së tij dhe ky është treguesi më i mirë i vlerave që ka poseduar.
Mban titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit” sepse nuk ka si të jetë ndryshe për atë çfarë i ka dhënë sportit shkodran dhe atij shqiptar për shumë vite me rradhë.
Prej shumë vitesh ndërkohë ai ka qenë edhe një nga drejtuesit e lartë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes duke dhënë kontributin e tij për këtë sport edhe në këtë mënyrë.
© shkodrasport.com