Debutim spektakolar për Indrit Tucin si titullar në kombëtaren shqiptare. Sulmuesi dhuroi asistin tek goli i fitores, 1-0 ndaj Gjeorgjisë. Tuci u shpreh i kënaqur që ishte në fushë, ndërsa pranoi se është gati për të sakrifikuar për kombëtaren.

“Ishte ndeshje shumë e luftuar. Sakrificë shumë e madhe. Bravo cunave. Trajneri më dha besim para ndeshjes. Më tha se do të luaj. Dhashë maksimumin, 100 % tim. Nuk ka rëndësi nëse shënon apo asiston, e rëndësishme është që Shqipëria të fitojë. Nuk kemi pasur shumë stërvitje, e vështirë për ta kuptuar nëse do të jem në formacion.

Pak orë para ndeshjes e kuptova se do të jem në fushë dhe për fatin e mirë shkoi mirë. Ndihem i plotësuar se ishte lloji i lojës. Sot ishte lojë sakrifice, duhej për të fituar lojën. Më vjen mirë që shërbeva për Asllanin dhe më vjen mirë që shënoi. I ka të vetat dhe më vjen mirë që shënoi. Normale, konkurenca është e jashtëzakonshme.

Jemi të gjithë si grup, japim të gjithë mbështetjen tek tjetri. Jam gati të jap 100 % tim dhe jam gati të sakrifikoj me kombëtaren. Më tha se duhet ta mbaj topin dhe që t’i jap frymëmarrje ekipit. Kur skuadra ishte në presion, duhej një pikë për të tërhequr skuadrën” tha Tuci në përfundim të sfidës.