Arijon Ibrahimoviç ka qenë padyshim protagonist i fitores së rëndësishme të Frozinones ndaj Empolit në ndeshjen e sotme të Serisë A.
Djaloshi 17-vjeçar shqiptar, i cili përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare dha fillimisht asistin për golin e Marvin Çunit e pastaj shënoi edhe golin e tij të parë në Serinë A.
Ndaj ishte e natyrshme që pas sfidës, para mikrofonave të “DAZN” të shfaqej pikërisht adoleshenti i cili tregoi emocionet e këtij goli dhe jo vetëm.
“Stadiumi thirri në kor emrin tim, fantastike!
Dy topa të humbur dhe pastaj asisti me golin? Nuk është problem nëse humb dy herë topin, e rëndësishme është të vazhdosh të luash.
Idhujt? Ibrahimoviç dhe Kristiano Ronaldo:”, tha ai pas ndeshjes.