Mungesa e Esat Males po ndihet gjate kesaj periudhe dhe ai ka treguar se deri para demtimit ka qene nje nga futbollistet me te sakte ne fazen ofensive te Vllaznise, por jo vetem kaq. Futbollisti kosovar eshte gjithashtu asistuesi me i mire i skuadres se drejtuar nga Auron Miloti tashme.
Mesfushori i djathte eshte shume aktiv ne sulm dhe i ndihmon futbollistet e ekipit te tij se tepermi, duke qene nje lojtar kyç ne lojen e Vllaznise. Kjo sjell qe shume aksione te kuqebluve te zhvillohen ne ate ane dhe t’i japin mundesine Males te sherbeje per shoket e tij.
Kosovari ka dhuruar gjashte asiste deri me tani, teksa garen brenda skuader momentalisht e ka me Kainen, qe ka dhuruar tre asiste. Pas kesaj dysheje, vijne kapiteni Gurishta, Marku dhe Heric me nga dy assiste. Te fundit vijne Smajli, Hoxhaj dhe Balaj me nga nje asist. /Maringlen ZHIVANI/
Asistet te Vllaznia:
Esat Mala – 6
Kaina – 3
Erdenis Gurishta – 2
Herald Marku – 2
Elvedin Heric – 2
Geralb Smajli – 1
Ardit Hoxhaj – 1
Bekim Balaj – 1