Nga Endri ÇINARI
Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme në fillimin e vitit 2024. Shkodranët triumfuan përballë Kukësit në shifrat 1-0, ku vendimtar ishte goli i Grudes që në minutën e parë. E në këtë mënyrë kuqeblutë nuk i ndahen katërshes së parë, për të luajtur shanset e tyre për fitimin e kampionatit deri në fund.
Vendimtar me gol siç u përmend më sipër u bë Gruda, por një tjetër lojtar tregoi një nivel të shkëlqyer. Fjala është për Geralb Smajlin, i cili “gatoi” golin e sulmuesit. Një top i nxjerrë nga thuajse 70 metra nga ana e Smajlit, prezantoi Gruden përballë portierit. Ku ky i fundi e shfrytëzoi në maksimum asistin e numërit 2 të kuqebluve.
Ky ishte asisti i tretë këtë sezon për Smajlin, i cili barazon në këtë statisikë Malen. Me dy futbollistët që kanë dhuruar më shumë asiste se të gjithë tek Vllaznia. Rritja e Smajlit ka ardhur nga ndeshja në ndeshje në rradhët e shkodranëve. Ku tashmë 21-vjeçari është një pikë kyçe e formacionit kuqeblu.
Paraqitjet e tij patjetër kanë bërë që ekipe të ndryshme të interesohen për mbrojtësin. Dhe së fundmi në skenë ka dalur Shkëndija e Tetovës. Por tek Vllaznia patjetër që po punojnë për rinovimin e kontratës së mbrojtësit. Në mënyrë që ta kenë sa më gjatë në shërbimin e skuadrës dhe objektivave që klubi ka./SHKODRA-SPORT.COM/