Mario Mitaj vazhdon të shkëlqejë në Arabi te skuadra e Aal Ittihad. Ditën e djeshme ishte venditmar në fitoren që skuadra e tij siguroi ndaj Al Nassr të Cristiano Ronaldos.

Mitaj asistoi në golin e fitores të skuadrës së tij, e cila triumfoi 2-1 ndaj ekipit të CR7.

Pas kësaj sfide lideri kuqezi ka reaguar në rrjetet sociale, ku shprehet mjaft i lumtur për fitoren dhe 3 pikë. Gjithashtu falenderon edhe tifozët për mbështetjen e mrekullueshme.

“3 pikë të rëndësishme ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Shumë i kënaqur me përpjekjen dhe shpirtin e ekipit që treguam sonte. Faleminderit tigra që e keni bërë më të ëmbël këtë fitore me mbështetjen tuaj të mahnitshme”, ka shkruar talenti i Kombëtares.