Suksesi i mbremshem i Bajern Mynih ndaj Totenhem me shifrat 7-2, shkroi emrin e skuadrës së drejtuar nga Niko Kovaç në historinë e Ligës së Kampioneve dhe futbollit europian në përgjithësi.
Kjo pasi asnjëherë më parë, Totenhem apo ndonjë klub tjetër anglez, nuk kishin pësuar 7 gola në shtëpi në cilindo aktivitet europian në të cilin kishin marrë pjesë.
Për më tepër, humbja me 5 gola diferencë u bë më e madhja në shtëpi në historinë e çdo turneu europioan për një klub anglez. Duke llogaritur se kjo vinte përballë një ekipi gjerman dhe duke njohur rivalitetin e zjarrtë që ekziston mes dy vendeve në futboll prej vitesh, sigurisht që këto shifra marrin një kuptim tjetër.
Ndërkohë, Serzh Gnabri u bë futbollisti i tretë që i shënonte katër gola një klubi anglez në Ligën e Kampioneve. Emrat para tij janë ndër më të mëdhenjtë e futbollit botëror pasi një gjë të tillë e kishte bërë vetëm Sandor Koçish ndaj Ullvërhempton në vitin 1960 dhe Lionel Mesi ndaj Arsenalit në vitin 2010. /vipsport/