Gareth Bale ka mbyllur një sezon të vështirë në La Liga.
Sulmuesi uellsian nuk është aktivizuar rregullisht nga Zinedine Zidane duke përfunduar shpesh herë në stolin rezervë.
Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se Bale po planifikon të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” edhe sezonin e ri.
Bale nuk ka raport të mirë me trajnerin Zidane, por planifikon ta respektojë kontratën e tij me Los Blancos.