Milorad Mazic do të drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve, mes Real Madridit dhe Liverpool, të shtunën e 26 majit në stadiumin olimpik të Kievit, njoftoi të hënën Komiteti i Arbitrave të UEFA-s.
Mazic, 45 vjeç, ka qenë arbitër ndërkombëtar që nga viti 2009 dhe është ndër të zgjedhurit e FIFA-s për të marrë pjesë në Kupën e Botës së Rusi,
pasi ka gjykuar pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, asnjë të dy skuadrave finaliste, si dhe dy sfida në “Europa League”.
Arbitri i finales së Kupës së Konfederatave të vitit të kaluar, luajtur mes Kilit dhe Gjermanisë (0-1), Mazic, do të asistohet në Kiev nga bashkatdhetarët e tij, Milovan Ristic dhe Dalibor Djurdjevic, me francezin Clement Turpin si gjyqtar i katërt.
Gjithashtu, serbët Nenad Djokic dhe Danilo Grujic do të jenë arbitra shtesë, mbas portave./telesport/