Jo vetëm golashënuesi më i mirë i kampionatit, Bekim Balaj me 8 rrejta, por edhe asistuesi më i mirë deri tani është pjesë e Vllaznisë.
Fjala është për Esat Malën, mesfushorin-sulmues që ka dhënë 5 pasime për gol për shokët e skuadrës. Me këtë shifër ai është aktualisht më i miri në Superiore për sa i përket kësaj statistike.
Nga 21 golat që ka shënuar Vllaznia pas 13 javëve të para, Mala ka dhënë kontribut në 9 prej tyre. Ai ka shënuar 4 herë vetë dhe po ashtu ka asistuar 5 herë.
Patjetër që për Vllazninë është fat që ka në përbërje dyshen Balaj-Mala, që ka qenë vendimtarë për rezultatet pozitive të kuqebluve.