Askush si Pep Guardiola. Me kuafilikimin e sotëm ndaj Bajernit të Mynihut, tekniku spanjoll është bërë trajneri i parë në historinë e Champions Ligë, që arrin në gjysmëfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube!

Në 10 sezone të ndryshme, duke parakaluar kështu Ançelotin me 9 pjesmarrje, teksa podiumi plotësohet nga Murinjo me 8.
Renditja eshte si me poshte: 1. GUARDIOLA: 10, 2. ANCELOTTI: 9, 3. Mourinho: 8, 4. Ferguson: 7 dhe 5. Van Gaal: 5

Nga 10 kualifikime në gjysmëfinale, Guardiola ka arritur ta ngrejë lart 2 herë deri tani trofeun me veshë të gjatë, teksa është në kërkim të të tretit.

Ja sezonet ku Guardiola ka arritur ne gjysmefinale:

2008/09

2009/10

2010/11

2011/12

2013/14

2014/15

2015/16

2020/21

2021/22

2022/23