Robert Levandovski ka shënuar 19 gola në La Liga në këtë sezon, më shumë se çdo lojtarë tjetër në sezonin e tij të parë me Barcelonën në La Liga që nga Samuel Eto në sezonin 2004/05 (24 gola).

Bomberi polak gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 36-të në duelin e sotëm ndaj Betisit, ku katalanasit triumfuan me rezultatin 4-0. Leva ka dhe 6 ndeshje në dispozicion për të parakaluar Etonë deri në fund të kampionatit.

Sulmuesi i Barçës, kryeson edhe listën aktuale të golashënuesve, me 2 realizime më shumë se Karim Benzema që mban vendin e dytë. Një ecuri vërtetë fantastik për të dy sulmuesi.