Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, e ka cilësuar si pozitiv barazimin me Çekinë dhe theksoi besimin që kishte për sukses në ndeshjen ndaj Ukrainës.

“Unë kur luajta në Çeki, kisha gjithë ndeshjen Suçek pas meje. Edhe sot kisha disa probleme në pjesën e parë, se një herë vinte Suçek e një tjetër dhe nuk po gjeja hapësira. Kam kapur shumë pak topa në pjesën e parë. Në pushim më tha trajneri të shkoj të marr topin te mbrojtësit, ata besoj se u lodhën pak dhe u organizuam mirë në pjesën e dytë. Jemi të lumtur për pikën se kjo është një skuadër e fortë.

Sigurisht do luajmë me Ukrainën për të fituar. Kemi kualitet, por Çekia është skuadër fizike. E provuam deri në fund, por në fund marrim një pikë dhe e provojmë në ndeshjen tjetër.

Kisha një kundërshtar një kundër një. Atë që bëra e bëra. Nuk është e mundur që unë të bëj gjithmonë asiste apo gola se nuk është e mundur”, tha Asllani për “SuperSport” pas ndeshjes.