Prezenca e Kristjan Asllanit për ndeshjen e parë në kampionat kundër Xhenoas është në dyshim. Mesfushori i Kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim në miqësoren ndaj Çelsit dhe sipas “Sky” do të duhet që të kryejë disa stërvitje i diferencuar sepse nuk është në 100% të formës së tij fizike.

Nuk bëhet fjalë për dëmtim të rëndë, por lodhje muskulore që kërkon kujdes për të mos u shndërruar në tërheqje muskulore. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ka kryer një pjesë të stërvitjes me grupin mesfushori Piotr Zielinski, por me shumë mundësi nuk do ta kapë “trenin” e Xhenoas.

Ai do të punojë me qetësi për të qenë i gatshëm për duelin kundër Leçes. Me grupin ka punuar gjithashtu Lautaro Martinez, pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë ndeshje miqësore. Ai është një element i rëndësishëm për trajnerin Inzagi dhe do të zbresë në fushën e lojës si titullar.

Edhe Taremi për ditën e dytë po punon me pjesën tjetër dhe do të shkojë rregullisht në pankinë për t’u aktivizuar në pjesën e dytë të sfidës të së shtunës. Për më shumë kohë ka De Vraj, i cili ende nuk është gati.