Shqipëria mposhti 0 me 1 Gjeorgjinë në Tbilisi. Ndeshja e vlefshme për raundin e katërt në Ligën e Kombeve u vendos nga goli i Kristjan Asllanit në pjesën e dytë. Pas ndeshjes foli Kristjan Asllani, heroi i sfidës.
“Ka ndryshuar që sot ishim ekip, më kompakt, i kemi lënë të gjitha në fushë, shpritin, zemrën, çdo gjë që kemi brenda. Ishte një ndeshje e vështirë, e dinim që luajnë bukur, por sot kanë luajtur më mirë se në Tiranë. Besoj se me Çekinë pësuam gol pas pak sekondash dhe na demoralizoi. Por siç thashë, nga sot e tutje besoj se do mbrojmë kështu, pankina, trajnerët, tifozët tanë e ia dalim. Sot erdhëm për tre pikë, folëm me trajnerin dhe ia dolëm.
Ky është futbolli, rastet që humbëm mirë që nuk e pësuam, se është shumë e vështirë se është një ekip shumë i fortë sidomos përpara. Silvinjo na ka bërtitur shumë herë për të mbyllur pasimet brenda dhe më në fund ia dolëm.Rëndësi ka të shënoj këtu që luaj më përpara, duhet të jem më aktiv në fazën sulmuese që të ndihmoj me gola dhe asist shokët e skuadrës.
Të them të drejtën kjo fitore ndikon se po të kishim humbur do ishte shumë e vështirë pastaj të dilnim apo mendonim për diçka më të madhe në këtë grup. Fituam, erdhëm për tre pikë, i morëm, duhet të jemi të lumtur. Shkojmë të lumtur në klube, kthehemi në nëtor, në shtëpi, shpresojmë me rezultat pozitiv.
Jam një lojtar që ka qejf të gjuajë kur sheh portën, por nuk ka rëndësi kush bën gol, kush shënon apo jo. Ka rëndësi të bëjmë ndeshjen si sot. Në fund ishim përtokë se u lodhëm, por ia dolëm. Tifozët erdhën deri në Gjeorgji dhe i falënderojmë”, tha Asllani për “SuperSPort” pas ndeshjes.