Duhej te ishte zyrtarizuar ndoshta qe te premten, por firmosja e kontrates dhe prezantimi i tij eshte shtyre per ne fillimin e javes qe vjen.

Per gjermano- kroatin Thomas Brdariç nuk ka asnje dileme dhe ai eshte gati te nise nga puna. Kjo shtyrje e zyrtarizimit te tij krijoi idene qe ndoshta edhe mund te mos arrihej akordi me drejtuesit e klubit Vllaznia, por ne fakt nuk eshte keshtu.

Brdariç eshte çdo dite ne Shkodr me drejtorin sportiv Djarmati, sponsorin Xhaferi dhe pjestare te tjere te stafit drejtues te Vllaznise duke biseduar dhe bere planet per menyren si do te ndertohet skuadra.

Ish- lojtari i kombetares gjermane ka pare te gjitha fushat e stervitjes ne Shkoder dhe ka zgjedhur me te miren, nderkohe qe tashme mbetet vetem fillimi i stervitjes dhe kompletimi i skuadres me lojtaret e duhur.

Tifozet shkodrane jane ne ankth per te pare ndryshimet qe do te ndodhin tek Vllaznia e sezonit te ri sepse ardhja e sponsorit Xhaferi ka krijuar premisat e ndryshimeve pozitive ne rradhet e kuqebluve.
www.shkodrasport.com