Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar lajmi për kalimin e mbrojtësit Denis Pjeshka tek Laçi.

Një gjë e tillë madje u konsiderua një fakt i kryer. Por, kjo gjë ka çuditur drejtuesit e klubit shkodran, sepse lojtari nuk ka marrë asnjë leje- kalim nga Vllaznia.

Vërtetë nga ekipi i Laçit ka patur një interesim për ta marrë këtë futbollist megjithatë çdo gjë duket se ka mbetur këtu.

Vetë lojtari e ka pranuar se nuk ka firmosur me kurbinasit dhe për këtë arsye, tashmë është e sigurtë se 22 vjeçari do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqebluve.

Pjeshka në këto momente është në fazën e rikuperimit pas operacionit të kryer në menisk dhe me shumë siguri, pas një muaji atë do ta shohim në fushën e lojës.

Tek kuqeblutë e konsiderojnë një pikë shumë të rëndësishme të projektit të tyre dhe për këtë arsye, janë me sytë drejt rikuperimit sa më të shpejtë të tij.
www.shkodrasport.com