Tirana dhe drejtuesit kanë pasur dy fate të ndryshme.
Menjëherë pas humbjes, ekipi i ka hipur autobusit dhe ka udhëtuar drejt Tiranës për rreth 400 km.
Mërzitja në ekip ka qenë shumë e madhe dhe ekipi nuk ka dashur të qëndrojë më shumë në Bosnjë.
Nga ana tjetër, disa nga drejtuesit kanë qëndruar deri të premten në Bosnjë dhe më pas janë kthyer në Tiranë. Me skuadrën kishin udhëtuar edhe shumë përkrahës.
Mbi 100 tifozë të pranishëm për të parë ndeshjen mes Zrinjskit dhe Tiranës. Kampionët e Shqipërisë nuk arritën të përmbysnin humbjen 0-1 të regjistruar në sfidën e parë në “Air Albania”.
Kampionët e Shqipërisë u mundën 3-2 në Mostar dhe me një rezultat të përgjithshëm 4-2 u kthyen në shtëpi me një tur në Champions dhe një në Konferencë Ligë, duke mos marrë qoftë edhe një barazim.
Edhe pse u mundën, të paktën bardheblutë shënuan dy herë, ndërsa në këmbët e Hasanit të futur në pjesën e dytë ishin dy raste për gol, që vetëm Zoti e di përse nuk u kthyen në gol.