Asnje futbollist i Vllaznise nuk eshte i perfshire ne formacionin me te mire te javes se 19-te te “Abissnet Superiore”, te perzgjedhur nga stafi i trajnereve te ekipeve kombetare te moshave. Kuptohet humbja me Partizanin ka patur ndikimin e vet, ndonese portieri Aron Jukaj per paraqitjen e tij te mire mbase edhe mund ta kishte merituar te ishte ne kete 11-she.
Po kush eshte zgjedhur kete jave? Ne porte eshte Tafas i Teutes per pritjet e tij ne sfiden ndaj Bylisit duke i dhene barazimin skuadres se tij. Ne mbrojtje nderkohe jane zgjedhur Lila i Elbasanit, Janjeva i Partizanit, Aliji i Dinamos dhe Perndreca i Bylisit.
Per mesfushen ne formacionin me te mire te kesaj jave jane zgjedhur Manellari i Laçit, Qose i Elbasanit dhe Rrapaj i Partizanit. Ndersa treshja e sulmit eshte e perbere nga Nani i Dinamos, Traore i Laçit dhe Melo po i skuadres se Laçit.
Nga kjo e fundit ka dale edhe trajneri me i mire i kesaj jave qe eshte Francesco Moreiro, pikerisht per ate fitore me permbysje 3-1 ndaj ekipit te Tiranes./www.shkodrasport.com/