Diten e djeshme eshte mbyllur java e 29-te e “Abissnet Superiore” dhe nje nder ndeshjet e saj ka qene edhe ajo Kukesi- Vllaznia e cila u mbyll ne barazim pa gola. Duhet thene se niveli i lojes pergjithesisht nuk u ngjit ne nivelin e duhur dhe mbase kjo ka ndikuar ne faktin qe asnjeri prej lojtareve te ketyre dy ekipeve nuk eshte perzgjedhur ne formacionin me te mire te javes nga Oversport.
Ky i fundit permes specialistit Andi Lila ashtu si çdo jave, edhe kete here ka bere perzgjedhjen e 11-shes me te mire te javes dhe pjese e saj nuk eshte asnje futbollist i Vllaznise.
Keshtu, ne porte eshte perzgjedhur Sali i Kastriotit, ndersa treshja e mbrojtjes ka qene e perbere nga Krasniqi i Erzenit, Najdovski i Tiranes dhe Memolla i Egnatias. Katershja e mesfushes eshte formuar nga Hasani i Kastriotit, Aleksi i Tiranes, Santos i Bylisit dhe L. Vila i Teutes.
Nderkohe per sulmin e kesaj jave me te miret jane vleresuar Abazaj i Tiranes, Mba i Partizanit dhe Guindo i Laçit. Sakaq, trajneri me i mire i javes eshte zgjedhur Orges Shehi i Tiranes./SHKODRA-SPORT.COM/