Barazim pa gola 0-0 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes miqesore mes Vllaznise dhe boshnjakeve te NK Posusje.

Megjithate, ndonese ekipet nuk shenuan, ato kane arritur te godasin nga nje here shtyllat e portave respektive.

Ne minuten e dyte ka qene nje nga futbollistet e skuadres boshnjake qe pas nje kundersulmi te shpejte, ka goditur shtyllen e majte pingule te portes se mbrojtur nga Qarri.

Nderkohe ne minuten e 36-te, pas nje goditjeje denimi te ekzekutuar nga Balaj, topi eshte perplasur ne traverse, por pa perfunduar dot ne rrjete.

Edhe ne minuten e 45-te, Balaj ka qene prane golit, por gjuajtja e tij me koke brenda zones eshte grushtuar nga portieri boshnjak. /SHKODRASPORT.COM/