Tre orë mbledhje nuk I kanë mjaftuar drejtuesve të Vllaznisë për të marrë asnjë vendim në analizën e sotme. Ata do mblidhen sërish të premten por duket se vendimi I parë është marrë. Trajneri Shpëtim Duro mund të vazhdojë të qëndrojë në punë. Mbase deri në fund të kontratës së tij. Megjithatë, zyrtarisht një vendim I tillë pritet të merret ditën e premte. Por duket se ai do të vazhdojë punën teksa pas disa ditësh I është kërkuar të paraqesë një raport tjetër mbi lojtarët që mendon të largojë dhe ato që mund të ofrohen, njëkohësisht edhe kostot financiare të tyre.
E gjitha kjo ka ndodhur mesditën e sotme në analizën e zhvilluar. Pak minuta para se ora të shkonte 13.00, pranë Bashkisë Shkodër është parë të mbërrijë anëtarët e Bordit Mbikëqyrës Troshani, Idrizi e Hadri, më pas ka mbërritur edhe administrator Gjyrezi I shoqëruarnga ekonomisti I klubit Fani, ndërkohë që trajneri Duro është parë të vijë I shoqëruar nga drejtori sportiv Grima. Kryebashkiaku Luka ka qenë në zyrë në ato momenteTë gjithë, janë ngjitur në katin e dytë të këtij institucioni dhe janë mbledhur në një nga zyrat e tij. Disi më vonë aty ka mbërritur edhe Xhemal Bushati, kryetari I komisionit të sportit në Këshillin Bashkiak. Të paktën nga sa është dëgjuar që në ambjentet e korridorit, analiza shpeshherë është zhvilluar me tone të larta megjithatë në fund nuk ka pasë asnjë vendim. Shpëtim Duro do të vazhdojë punën e tij në krye të skuadrës. Sipas informacionit zyrtar qe ka dale nga zyrat e klubit, Drejtuesit tektik te skuadres, drejtori Grima dhe trajneri Duro kane bere nje analize te te gjithe futbollisteve te afruar ne merkaton e veres. Grima dhe Duro kane shprehur mjaft rezerva per disa futbolliste, e ardhmja e te cileve tek Vllaznia eshte ne analize tashme. Unanimisht eshte rene dakort qe per disa futbolliste, emrat e te cileve do te behen public ne ditet ne vijim, te kete penalitete financiare bazuar ne kontratat individuale te secilit. Gjate rreth 3 oreve mbledhje eshte zhvilluar nje analize e hollesishme e situates dhe e rrugeve per daljen nga kjo gjendje. Ne mbyllje, eshte lene detyre qe drejtuesit teknik te ekipit te paraqesin ne nje mbledhje te afert, e cila do te zhvillohet brenda kesaj jave, nje material te hollesishem per strategjine e permiresimit te situates aktuale tek ekipi i Vllaznise.
www.shkodrasport.com