Vllaznia luajti ditën e djeshme miqësoren e dytë nga përgatitjet që po zhvillon në Medjugore të Bosnje Hercegovinës. Shkodranët mposhtën skuadrën e Posusjet me rezultatin 3-1. Kjo falë golave të Kahrimanovic, Dodajt dhe Çobes. Ky sukses ishte edhe i dyti rradhazi për ekipin kuqeblu në këto miqësore verore. Ku para pak ditësh kishin fituar edhe përballë Zrinjskit me rezultatin 1-0, falë një goli të Balajt.

Por ajo që ra në sy nga ndeshja e djeshme miqësore ishte formacioni i prezantuar në fushë. Nga dueli me Zrinjskin nuk kishte asnjë ndryshim për 11-tshen titullare të kuqebluve. Duke nisur nga porta të cilën e mbrojti tashmë i zakonshmi, Kristi Qarri. Në qendër të mbrojtjes ishin dyshja Juriç dhe Stojanoviç e ndërsa në të djathtë i vendosur Gurishta e majtas ishte Bajrami.

Në mesfushë janë rreshtuar treshja, Krymi-Qato dhe Deliu. Që garantojnë forcë dhe shumë kilometra. Pas sulmuesit kryesor, Balaj kanë qenë edhe dyshja Mala-Kahrimanovic. Ku me këtë formacion duket se Brdaric i ka “fiksuar” që tani titullarët që do zbresin në fushë pas 8 ditësh kundër Valur. Datë kur Vllaznia do luajë ndeshjen e parë të Conference League.

Patjetër koha është e shkurtër dhe për trajnerin gjerman duhet që të fiksohet sa më shpejt formacionin titullar. Pavarësisht se në ditët në vijim mund të ketë ndryshime të tjera duke parë edhe formën e futbollistëve. Por momentalisht duket se Vllaznia e ka “gati” 11-tshen për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit.
Endri ÇINARI