Nga Endri ÇINARI
Mesjava në futbollin shqiptar i ka lënë vendin çerekfinaleve të kupës së republikës. Duelet kanë nisur që nga dita e djeshme, ku Partizani mposhti në shifrat 0-1 ekipin e Kukësit. E ndërsa Teuta dhe Tirana e përfunduan në shifrat 0-0 duelin e tyre të parë.
Ndeshjet e këtij raundi do vijojnë edhe ditën e sotme me dy çiftet e tjera. Ku në Laç vendasit presin në një ndeshje mjaft interesante, Egnatian. Me ndeshjen që do startojë në orën 13:30. Në po të njëjtën orë edhr Vllaznia do jetë vizitore në Rrogozhinë për tu përballur me Erzenin.
Në një duel që pavarësisht se i përket kupës është përgatitur në mënyrën më serioze në kampin shkodran. Kupa e këtij sezoni duket se është vlerësuar në maksimum nga të gjitha skuadrat kryesore të Superiores. Kjo për shkak të edhe formulës së “final 4”, ku asgjë nuk është e garantuar për Europën nëpërmjet kampionatit.
Prandaj rruga më e shkurtër për tu kualifikuar në kompeticionet europiane mbetet trofeu i kupës. Ku shkodranët në tre sezonet e fundit kanë arritur të jenë fitues. Dhe duke u shndërruar kështu në ekspert të këtij kompeticioni.
Edhe sot në orën 13:30 kundër Erzenit pritet një ndeshje mjaft e fortë dhe ku kuqeblutë do tentojnë të hedhin një hap të sigurtë drejt kualifikimit që në 90 minutat e para.