Lionel Messi është futbollisti që ka fituar më shumë trofe në historinë e futbollit. Fenomeni argjentinas mburret me 102 çmime (56 individuale dhe 46 ekipore) dhe dje mori çmimin MARCA America, një çmim që vlerëson karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Çmimi iu dorëzua “pleshtit” nga Juan Ignacio Gallardo – drejtor i MARCA – dhe Jorge Mas, pronar i Inter Miami së bashku me David Beckham.

Rrugëtimi i Messit në futboll filloi me Barcelonën në vitin 2004, vazhdoi te PSG dhe tani tek Inter Miami. Me kombëtaren e Argjentinës ai ka fituar gjashtë trofe të mëdhenj.

Messi ka fituar tetë “Topa të Artë”, gjashtë “Këpuca të Arta” dhe është golashënuesi më i mirë historik i La Ligës dhe kombëtares “Albiceleste”. Ai gjithashtu mban rekordin për më shumë paraqitje në historinë e Kupës së Botës (26 ndeshje).

Të gjitha trofetë ekiporë të fituar nga Lionel Messi në karrierën e tij:

10 LaLiga

8 Superkupa të Spanjës

7 Kupa Mbreti

4 Liga e Kampionëve

3 Kupa e Botës për Klube

3 UEFA Superkupë

2 Ligue 1

1 Superkupa Franceze

1 Kupa e Ligës

1 Mburoja e Mbështetësit (SHBA)

1 Kupa e Botës

2 Copa America

1 Olimpiadë

1 Kupa e Botës U20