Kastriot Dermaku la Kosovën për Shqipërinë dhe ishte i ftuar për ndeshjet me Jordaninë dhe Izraelin në muajin tetor, ndërkohë që sërish trajneri Kristian Panuçi e ka përfshirë në listë për takimet me Skocinë dhe Uellsin.

Veç Dermakut, edhe Ardian Ismajli ka vendosur të veshë fanellën kuqezi. Ai ishte pjesë e Kosovës U21, por më parë është aktivizuar edhe me përfaqësuesen A. Në të shkruarën mbrojtësi i Hajduk Split ka qenë pjesë e zboreve të Shqipërisë U19.

Këto lëvizje i ka komentuar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Për “insporti.com” ai ka thënë: “Sigurisht së është dëshira e lojtarëve dhe e shohin një perspektivë më të madhe te Shqipëria.

Ismajli ka qenë kapiten i Kosovës U-21 dhe e kemi vlerësuar dhe respektuar. Ndoshta e kanë parë konkurrencën dhe është larguar. Neve na vjen shumë keq.

Si për Ismajlin, si për Dërmakun, na vjen keq që nuk janë në mesin tonë. Mund të them se ata janë djemtë të mirë dhe ne u dëshirojmë shumë suksese”./sport-ekspres/