Ne pergatitjet e fundit per ndeshjen me Partizanin, ne kampin shkodran pati njefare paniku per ndonje problem demtimi te lojtarit te tyre kryesor, Liridon Latifit.
Nga sa mesohet, ne stervitjen e se enjtes ai nuk eshte stervitur normalisht me grupin sepse ka ndjere disa shqetesime te vogla qe per fat te mire nuk kane rezultuar te rendesishme.
Nderkohe diten e sotme, futbollisti nga Prishtina eshte stervitur normalisht me grupin duke çliruar ne njefare menyre dhe stafin teknik.
Kjo do te thote se golashenuesi me i mire i kuqebluve neser do te jete ne fushe ne ndeshjen ndaj Partizanit ku Vllaznia do te kerkoje fitoren e rradhes ne kampionat.
Latifi deri tani ka luajtur ne 19 ndeshje me Vllaznine teksa ka shenuar 8 gola dhe ka dhene 5 asiste. Por kuptohet qe prej tij pritet shume neser, per ta ndihmuar kete skuader te marre nje fitore me vlere ndaj te kuqve./SHKODRA-SPORT.COM/