Stadiumi “Besa” nuk ka plotësuar kushtet për garën zyrtare dhe Besa do t’i luajë ndeshjet e “shtëpisë” në Lushnjë, Peqin apo dhe Pezë-helmës, në Tiranë, siç edhe ka bërë tashmë kur është luajtur pjesa më e madhe e sezonit.

Pak muaj më parë u zbardh projekti, ku në stadiumin “Besa” që tashmë ngjason si një relike, pasi ka disa dekada që nuk është ndërhyrë, ishin drejtueist e klubit, bashkia dhe kreu i FSHF-së, Duka.

Mirëpo edhe pse projekti është zbardhur nuk ka asnjë lëvizje dhe me sa duket, kavajasit nëse punimet nisin dhe duke parë projektin, kur bëhet fjalë për një invetsim kolosal, jo vetëm këtë seozn, por mund të humbasin edhe sezonin tjetër larg shtëpisë së tyre…

Stadiumi është problemi kryesor i kavajasve në këtë moment.

Kujtojmë që Besa është një klub që funksionon si shoqëri aksionere, ku 67% të aksioneve i zotëron presidenti Nexhat Bizhdili dhe 33% Bashkia Kavajë./visport/