Mbrëmë (e martë), lojtarët e Aston Villas iu afruan një mrekullie në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ku mposhtur 3-2 PSG-në me një kthesë të pabesueshme në Birmingham, por francezët vazhduan për shkak të fitores në ndeshjen e parë.
Pas ndeshjes, u përfol shumë për gabimin e pabesueshëm të Aston Villas para fillimit, pasi anglezët lëshuan himnin e gabuar në altoparlantin e stadiumit Villa Park.
Para çdo ndeshje të Ligës së Kampionëve, këndohet himni i kësaj gare elitare, dhe dikush ka bërë një gabim të madh duke lëshuar himnin e Ligës së Evropës në vend të atij të Ligës së Kampionëve.
Disa lojtarë vunë re menjëherë se diçka nuk shkonte dhe mund të shihni se si e komentuan situatën me buzëqeshje.Edhe tifozët u habitën kur dëgjuan ritmet e himnit të garës së nivelit të dytë të UEFA-s dhe videot u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.
PSG kryesoi 2-0 pas gjysmë ore lojë mbrëmë falë golave të Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes, por Aston Villa e ktheu rezultatin falë Youri Tielemans, John McGinn dhe Ezri Konsa, por PSG avancoi falë fitores 3-1 në ‘Parc des Princes’ në ndeshjen e parë. /Telegrafi/