Opinioni sportiv ne Shkoder dhe Shqiperi eshte ndare me dysh sa i takon çeshtjes se largimit te trajnerit Mirel Josa nga drejtimi i Vllaznise. Ka shume prej atyre qe mendojne se largimi ishte i drejte, madje i vonuar, por edhe nje grup tjeter njerezish sipas te cileve ndryshimi i trajnereve nuk do sjelle gje pozitive per skuadren.

Ne lidhje me kete teme eshte prononcuar edhe Astrit Hafizi, ish- futbollisti dhe ish- trajneri i Vllaznise. Ne emisionin “Studio Sport” qe moderohet nga gazetarja Vilma Masha ai eshte shprehur ne kete menyre per kete ndryshim ne pankinen kuqeblu:

“Largimi i Joses e ka nje arsye. Mund ta kem edhe gabim, por mendoj se ka nje arsye ky largim duke pase parasysh se ndryshe nga Tirana e Partizani qe u dobesuan ne janar me largimin e lojtareve cilesore, te Vllaznia ndodhi e kunderta sepse iu shtua nje lojtar si Balaj.

Nje situate e tille krijon bindjen se Vllaznia do te ishte pretendente dhe ne fakt nuk rezultoi e tille. Mireli ndoshta mund te kishte bere me mire me skuadren, oor une mund te konstatoj se herepashere skuadra nuk iu pergjigjte trajnerit. Ndodhi qe skuadra nuk orientohej ashtu si duhet duke mos zbatuar detyrat qe i jepte trajneri.

Largimet e trajnereve asnjehere nuk i quaj te drejta, por justifikimi i drejtuesve besoj se ka qene mungesa e rezultateve dhe fakti qe skuadra nuk po i pergjigjej trajnerit sepse nuk ka arsye tjeter per shkarkim.

Josa serioz ka qene, ka punuar mjaft mire, ambjentin e njeh sepse eshte e treta here qe shkon ne Shkoder, prandaj kane qene keto arsyet e tjera mendoj une qe kane çuar ne largimin e tij.

Por fakti qe skuadra eshte ndertuar per te qene kampion dhe sot je shume larg kreut, kur Tiranes e Partizanit i jane larguar 4-5 lojtare ndersa Vllaznia ka gjithe ato lojtare ne organike, jane arsyet e mjaftueshme qe i kane detyruar drejtuesit e Vllaznise ta marrin kete vendim per largimin e trajnerit”./SHKODRA-SPORT.COM/