Pas gjashte javesh pa fitore, Vllaznia u rikthye tek ajo duke e gjetur me ne fund pikerisht ndaj Erzenit, skuader me te cilen triumfoi pasditen e djeshme ne shifrat 3-1 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Ne lidhje me kete fitore, lojen e bukur te Vllaznise gjate ketij 90 minuteshi, debutimin e trajnerit Sedloski ne pankinen kuqeblu apo dhe Balajn qe vazhdon te mos shenoje, por tashme po shfaqet si protagonist me lojen dhe asistet e tij, eshte diskutuar edhe ne emisionin “Studio Sport” mbremjen e djeshme ne Vizion Plus.
Nje nga te ftuarit ne kete emision ka qene edhe i mirenjohuri Astrit Hafizi, ish- futbollisti dhe ish- trajneri i Vllaznise, i cili eshte shprehur keshtu:
“Kjo ishte nje fitore shume e rendesishme per skuadren shkodrane sepse i duhej me shume nga ana psikologjike. Sa i takon trajnerit te ri te saj, kuptohet qe starti ishte i mire, por kuptohet qe duhet t’i japim kohe.
Se paku nje apo dy kampionati i duhen nje trajneri te huaj per t’u adaptuar me futbollin shqiptar sepse vjen nga nje pervoje tjeter. Une mendoj se Sedloski do te beje mire ne krye te Vllaznise.
Sa i takon Balajt, une mendoj se ai ka gjetur nje menyre tjeter per t’i sherbyer skuadres. Ai duke e pare se nuk po zhbllokohet sa i takon shenimit te golit, tashme ka filluar te mendoje per t’i sherbyer shokeve dhe kjo eshte shume pozitive.
Kuptohet qe te gjithe presin golat e ketij sulmuesi sepse mjafton qe ai te kishte shenuar edhe 4-5 gola te tjere perpos atij qe ka shenuar me 11-metersh dhe Vllaznia sot do te ishte ne pozita krejt te tjera”- eshte shprehur Astrit Hafizi gjate ketij emisioni./SHKODRA-SPORT.COM/