sh-trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Astrit Hafizi, ka komentuar zgjedhjet e Kristian Panuçit për Kombëtaren shqiptare duke e cilësuar kthimin e “veteranëve” si një mendim të goditur nga trajneri.
“Duke i lënë jashtë ka menduar që duhet t’i zëvendësojë me të tjerë. Por duke parë situatën e vështirë, i është kthyer përsëri atyre. Nuk ka bërë keq, sepse murit me kokë nuk i bihet për disa gjëra”, tha ai për “SuperSport”.
“Por përzgjedhja është në bazë të sistemit që do luash, duhet pyetur a ke lojtarë për sistemin që do të luash, përndryshe do të varet nga lojtarët që ke për të zgjedhur skemën. E kuptoj situatën, ka shumë dëmtime, shumë mosaktivizime, pjesa më e madhe janë pa luajtur.
Nuk është hera e parë që vijnë të paaktivizuar me klubet. Kemi pasur raste sa të duash edhe po me Panuçin.
I rëndësishëm është komunikimi me lojtarët, sa përçon idetë e tij ndaj lojtarëve, a transmeton në nivelin e duhur.
Duke njohur karakterin e këtij, e di që është ndryshe. I kam parë kontradiktat që ka krijuar, ka qenë polemizues me trajnerë që si lojtar e sot është trajner.
Kemi vetëm 2 lojtarë e gjysmë që aktivizohen. Por kemi dhënë prova se jemi të paparashikueshëm në nivel futbolli se luajmë me këto lojtarë dhe e përballojmë.
Në botë është e papranueshme që po nuk luajte nuk të merr kush në kombëtare. E pamundur të gjejmë 11 lojtarë që luajnë rregullisht”, tha Hafizi.